Tel: 0422 515 63, 0422 245 23
Email: info@qendrauniversi.com
Universi është qendra më e madhe dhe më e vjetër e gjuhëve të huaja në Shqipëri. Cilësia e lartë në mësimdhënie kombinuar me çmimet më të mira në treg kanë qenë parimi që na ka udhëhequr në këto 20 vite sukses. Sot krenohemi për trajnimin e plot 30 mijë studentëve që kanë mësuar tek ne që nga viti 1995, duke mbuluar grupmosha të ndryshme nga 5 deri në 60 vjec.
Mësimdhënia është në rradhë të parë cilësi e më pas biznes! Mësuesit e perzgjedhur prej nesh i nënshtrohen rregullisht trajnimeve ndërkombëtare si dhe vlerësimit periodik nga vetë studentët e qendrës. Studentët janë epiqendra e vëmendjes sonë! Pershtatemi për çdo moshë, nivel dhe orar sipas nevojave të tyre.
Qendra u themelua në vitin 1995 nga Znj. Semiha Molla dhe Znj. Ludmilla Stefani dy profesioniste dhe autore tekstesh te gjuhës angleze. Filloi vetëm si qendër e mësimit të gjuhës angleze por tashmë udhëheq në treg me një gamë të gjerë shërbimesh si:
- Mësimi i gjuhëve të tjera (Gjermanisht, Italisht, Frengjisht, Spanjisht, Turqisht, Greqisht, Shqip, Danisht, Norvegjisht, Suedisht, Rusisht, Gjuhën Kineze etj).
- Kurse përgatitore për të gjitha provimet kryesore ndërkombëtare (TOEFL, IELTS, SAT, KET, FCE, TOEIC, PET, CAE, CPE, TEFL, GRE, GMAT, TEST DAF, CELI, DELE, etj.)
- Anglishte profesionale (Business English, English for Finance and Banking, Legal English, English for Medicine and Nursery, English for Engineering, etj)
- Studime në universitetet më të mira në SHBA, UK dhe Kanada.
- Shkolla verore në UK
- Shqip për të huajt dhe fëmijët e ish-emigrantëve.
- Përgatitje për provimet e maturës shtetërore.
Për një paraqitje më të detajuar të të gjitha shërbimeve tona ju urojme lundrim të këndshëm në këtë faqe të qendrës sonë.