Shkolla verore në Europe (UK)

Kjo është një nga përvojat më mbresëlënëse që nxënësit tanë shijojnë që prej vitit 2000 kur ne e ofruam këtë program për herë të parë. Nxënësit nga mosha (9-18 vjet) kalojnë 2 javë të mrekullueshme në Angli ku jo vetëm përvetësojnë më mirë idiomat e gjuhës angleze por edhe krijojnë miqësi me bashkëmoshatare nga e gjithë bota. Programi i pasur gërsheton elementet kulturor (vizitat në muze dhe qytetet të tjera si Londër etj) me elementet social (lojra që nxisin ndërveprimin si dhe ngrënia dhe fjetja në ambiente të perbashkëta shkollore). Mbi të gjitha, nxënësit shijojnë jetesën studentore në konviktet e stilit të famshëm britanik duke u përgatitur eventualisht për studime të ardhshme në UK.


Tek ne do të gjeni shërbim të plotë dhe të shpejtë, kundrejt një pagese tërheqëse për të gjithë paketën:

1) aplikim për shkollën verore

2) aplikim për vizën britanike

3) bërjen e pagesës për shkollën

4) prenotimin e fluturimit vajtje-ardhje

5) si dhe mbi të gjitha shoqërimi me dy mësues shqiptare të rritur që kujdesen për fëmijët gjatë gjithë udhëtimit.

Kliko për programin e plotë dhe listën e shkollave verore që kemi patur deri tani.



Apliko Tani