Kjo është një nga përvojat me mbresëlënëse që nxënësit tanë shijojnë që prej vitit 2000 kur ne e ofruam këtë program për herë të parë. Nxënësit nga mosha (9-18 vjet) kalojnë 2 javë të mrekullueshme në Angli ku jo vetëm përvetësojnë më mirë idiomat e gjuhës angleze por edhe krijojnë miqësi me bashkëmoshatare nga e gjithë bota. Programi i pasur gërsheton elementet kulturor (vizitat në muze dhe qytetet te tjera si Londër etj) me elementet social (lojra që nxisin ndërveprimin si dhe ngrënia dhe fjetja në ambiente të perbashkëta shkollore).