Tel: 0422 515 63, 0422 245 23
Email: info@qendrauniversi.com
Në qendren tonë organizohen dhe kryen provimet ECL per gjuhën Gjermane nga niveli A2 deri në nivelin C1. Diplomat e ECL-së janë të njohura ndërkombëtarisht në mbarë botën dhe i korrespondojnë Kornizës të Përbashkët Evropiane për Referencat e Gjuhëve.
Provimi ECL teston katër aftësi: provimin me gojë (në të folur dhe në të dëgjuar) dhe provimin me shkrim (në të lexuar dhe në të shkruar).
E veçanta e provimit ECL është se ai nuk përmban teste gramatikore dhe në çdo nivel gjatë të shkruarit të letrës lejohet përdorimi i fjalorit. Çdo pjesë e provimit në çdo nivel i ka nga 2 detyra.
Kursantët tonë përfitojnë automatikisht një vend për provim dhe një zbritje në kursin përgatitor për provime. Kandidatet që ndjekin të gjitha nivelet e kurseve dhe grupet e organizuara përfitojnë zbritje. Universi eshte qendra e provimeve ECL që ka të drejtën ekskluzivitetin për mbajtjen e provimeve të ECL në gjithë territorin e Shqipërisë.
Përzgjedhja e provimeve bëhet në linkun e mëposhtëm:
Mënyra e pagesës për provim përmes bankës:
Muaji | Niveli | Datat e provimeve | Afati i regjistrimit | Rezultatet e provimeve | Dërgimi i certifikatave |
---|---|---|---|---|---|
Shkurt | B1, B2, C1 |
Niveli B1 dhe C1 më 4. shkurt Niveli B2 më 5. shkurt |
10. janar | 7. mars | 4-8.prill |
Prill | A2, B1, B2, C1 |
Niveli A2, B1, C1 më 8. prill Niveli B2 më 9. prill |
10. mars | 9. maj | 6-10. qershor |
Qershor | B1, B2, C1 |
Niveli B1, C1 më 10. qershor Niveli B2 më 11. qershor |
12. maj | 11. korrik | 8-12. gusht |
Gusht | B1, B2 |
Niveli B1 më 16. gusht Niveli B2 me 17. gusht |
18. korrik | 19. shtator | 17-21. tetor |
Tetor | B1, B2, C1 |
Niveli B1, C1 më 30. shtator Niveli B2 më 1. tetor |
1. shtator | 31. tetor | 28. nëntor - 2. dhjetor |
Dhjetor | A2, B1, B2, C1 |
Niveli A2, B1, C1 më 25. nëntor Niveli B2 më 26. nëntor |
3. nëntor | 27. dhjetor | 23-27. janar |
Niveli | Modulet e provimit | Çmimi |
---|---|---|
A2 | Komplet | 110,00 € |
Provimi me shkrim (Lesen dhe Schreiben) | 75,00 € | |
Provimi me gojë (Hören dhe Sprechen) | 75,00 € | |
B1 | Komplet | 130,00 € |
Provimi me shkrim (Lesen dhe Schreiben) | 90,00 € | |
Provimi me gojë (Hören dhe Sprechen) | 90,00 € | |
B2 | Komplet | 145,00 € |
Provimi me shkrim (Lesen dhe Schreiben) | 110,00 € | |
Provimi me gojë (Hören dhe Sprechen) | 110,00 € | |
C1 | Komplet | 180,00 € |
Provimi me shkrim (Lesen dhe Schreiben) | 140,00 € | |
Provimi me gojë (Hören dhe Sprechen) | 140,00 € |
Për secilën aftësi mund të arrihen maksimal 25 pikë ose 100 pikë në total. Provimi i pjesshëm dmth. provimi me gojë kalohet nëse kandidati ka arritur të paktën 30 pikë ose 40% në këto aftësi: “të folurit” dhe “të dëgjuarit” dhe një rezultat të përgjithshëm mesatar prej 60%. Për ta kaluar pjesën e provimit me shkrim, kandidati gjithashtu duhet të arrijë të paktën 30 pikë ose 40% në aftësitë “të shkrimit” dhe “të leximit” dhe një rezultat të përgjithshëm mesatar prej 60%. Koha e pritjes të rezultateve është një muaj.
Aftësitë | Të dëgjuarit | Të folurit | Të lexuarit | Të shkruarit |
Pikët | 25 pikë | 25 pikë | 25 pikë | 25 pikë |
Në rastin e një provimi të kaluar të pjesshëm, kandidati e merr një çertifikatë ku shenon se është dhënë provimi i pjesshëm me gojë ose me shkrim.
Provimi me gojë | Provimi me shkrim | ||
Të dëgjuarit | 25 pikë | Të lexuarit | 25 pikë |
Të folurit | 25 pikë | Të shkruarit | 25 pikë |
Kufijtë e kalueshmërisë | Pikët minimale për aftësi |
30 pikë – 60 % | 10 pikë – 40 % |
Mostrat e provimeve me shkrim dhe me gojë mund t‘i gjeni në linkun e mëposhtëm:
Temat e provimeve mund t‘i gjeni në linkun e mëposhtëm: